Berluskoni rrëzohet në vilën e Sardenjës, nxjerr shpatullën
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka dëmtuar shpatullën dhe kyçin, pasi është rrëzuar në vilën e tij në Sardenja. Agjencitë e lajmeve kanë cituar mjekun e tij të thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar për 75-vjeçarin. Ai është rrëzuar në vilën e tij Certosa, afër Porto Rotondo. Dr Alberto Zangrillo nuk dha shumë detaje, por tha se nuk ishte qartë çfarë e kishte shkaktuar humbjen e ekuilibrit të ish-kryeministrit italian. Sipas një gazete lokale, La Nuova Sardegna, Berluskoni ka nxjerrë shpatullën vendit dhe ka ngrydhur kyçin dhe se ka qenë një nga anëtarët e partisë së tij, PDL, i cili është terapist fizik për skuadrën e futbollit AC Milan, që ka dhënë ndihmën e parë për Berluskonin. Ish-kryeministri e la detyrën në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të krizës financiare. Ai ka deklaruar se po përgatitet për të garuar sërish për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, që mund ti japin atij mandatin e katërt si kryeministër.