Berluskoni shte koha te leme pas te gjitha divergjencat
Silvio Berluskoni nëpërmjet një video-mesazhi tha se dha dorëheqjen pasi mbante përgjegjësinë ndaj shtetit, për të evituar një sulm të ri nga kriza financiare.
Ndër të tjera ai tha se ka fituar shumë herë besimin e dhomës së senatit. “Dorëheqja ime për fat të keq është shoqëruar me ofendime. Ata qindra mijëra italianë që protestuan ditën e djeshme e dinë mirë se ne bëmë gjithcka që të parandalojmë një krizë të thellë financiare e cila ka goditur të gjitha vendet e zhvilluara jo vetëm Italinë. Falenderoj italianët, falemnderit për mbështetjen për forcën që na keni dhënë dhe që na keni dhënë mundësinë për të arritur shumë objektiva që në vitin 1994 me futjen time në politikë, tha Berluskoni.
Me pas ai shtoi se ka ende vizione për të ardhmen duke shtuar se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga politika.
“Dua të qartësoj për të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të dal nga skena politike se unë do të dyfishoj pozicionin tim politik për të rinovuar Italinë.
Nuk do të dorëzohem derisa të arrijmë të modernizojmë Italinë.
“Duke u bazuar në këto virtyte ne jemi gati të mbështesim Presidentin e Republikës për t’i dhënë menjëherë vendit një qeveri me profil teknik me një konsensus të gjërë parlamenar. Ne po bëjmë detyrën tonë. Ka ardhur çasti që të hedhim pas krahëve çdo inat personal. Duhet të jemi të bashkuar për të përballuar një krizë që nuk lindi në Itali”, tha ai. Rroftë Italia dhe rroftë liria, përfundoi fjalën e tij ish-kryeministri Berluskoni.