Ekonomisti Mario Monti ngarkohet te formoje qeverine e re te Italise

I ngarkuari me funksionet e kryeministrit te Italise ekonomisti i mirenjohur Mario Monti nje ish komisionet e Bashkimit Evropian eshte caktuar nga Presidenti Xhorxhio Napoletano te formoje nje qeveri te re. Sic na njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Henri Rixhuell ky emerim vjen vetem nje dite pas doreheqjes se kryeministrit Silvio Berluskoni per shkak te shqetesimieve nderkombetare rreth gjendjes ekonomiko-financiare te Italise.
Pas te pakten 17 takimeve me politikane te larte italiane dje Presidenti Xhorxhio Napoletano i kerkoi Mario Montit te formoje nje qeveri te re.
Ish komisioneri i Bashkimit Evropian tha se do te luftoje per rritjen ekonomike te vendit dhe per te rigjalleruar krenarine e Italise.
Synon ta permbush kete detyre me pergjegjesi te larte dhe ne sherbim te vendit tone tha ai. Ne kete moment vecanerisht te veshtire per Italine ne nje situate te turbullt per Evropen dhe boten shtoi ai vendi duhet ti pergjegjet sfides.
Ish partneret e koalicionit Partia Liga Veriore ka refuzuar ta mbeshtese zotin Monti si kryeminister dhe ka bere thirrje per zgjedhje te parakoheshme. Analistet thone se kjo eshte shenje qe tregon se kryeminsitri i ri ka perballe nje sfide te veshtire ne zbatimin e paketes se masave shtrenguese ekonomike qe u miratua nga parlamenti javen e kaluar pre te ulur borxhin e madh publik te Italise.
Emerimi i Mario Montit se kryeminister i Italise vjen ne me pak se 24 ore pas doreheqjes se Silvio Berluskonit i cili u fershellye neper rruget e Romes.
Interesi i huase se Italise u ngrit shume javene fundit dhe investitoret e bere te qarte se donin doreheqjen e zotit Berluskoni nga posti. Ai iu drejtua vendit me nje fjalim ne televizion dje.
Italia eshte mes themeluesve te Bashkimit Evropian tha ai. Ne do te jemi gjithmone ne shetbim te Italise. Atyre qe festuan largimin tim nga skena deshiroj tu them qarte se une do te dyfishoj perpjekjet e mia ne parlament dhe ne institucione per gjallerimin e Italise.
Perberja e kabinetit te ri pritet te njoftohet sot. Analistet thone se ajo do te kete perpara nje sfide teper te veshtire. Qeveria e Italise ka nje borxh sa 120 perqind e prodhimit te brendshem te vendit. Rritja ekonomike e Italise ka mbetur ne vend per rreth je dekade e gjysme.
Analisti politik Klaudio Borgi thote se problemet e Italise jane shume te medha per tu zgjidhur vetem nga qeveria e re.
Duhet te mendojme ne se ky eshte nje problem i Italise paso nje problem i arkitektures se borxhit te euros qe duhet te ndryshoje thellesisht Natyrisht qe Italise i duhet e beje shume reforma por per momentin duhet adresuar gjendja aktuale qe nuk pret.
Investitoret do te ndjekin kete jave tregjet financiare kete jave per reagimet ndaj masave qe do te marre zoti Monti ne pergjigje te gjendjes ekonomike te Italise.