E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Historianet shqiptare Pro ndertimit te nje permendoreje ne Tirane per 100 vjetorin e Pavaresise

Historianët shqiptarë në Maqedoni nuk kanë mbetur jashtë debatit të hapur në Shqipëri lidhur me ndërtimin e përmendores së pavarësisë në Tiranë. Kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë Skënder Hasani e vlerëson të qëlluar idenë për ndërtimin e kësaj përmendore, sepse sipas tij Tirana aktualisht nuk reflekton sa duhet ngjarjet historike shqiptare.

Historiani Hasani shkon edhe më larg idesë për ndërtim të një përmendore në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ai thotë se duhet të mendohet që përmendore të njëjta të ndërtohen edhe në Shkup dhe Prishtinë.

Skënder Hasani në cilësinë e kryetarit të shoqatës së historianëve shqiptarë apelon që përmendore të reja në kryeqytetin e Shqipërisë të ndërtohen edhe në shenjë të datave tjera historike, siç janë Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Manastirit, por edhe për figura të ndritura nga historia jonë kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›