Berluskoni viziton nesër Tiranën. The Financial Times: Në takimin mes dy kryeministrave, priten nënshkrimi i marrëveshjeve të leverdisshme në fushën e energjitikës

Në një shkrim të botuar dje në prestigjizen ekonomike britanike, “Financial Times”, i bëhet jehonë vizitave të kryeministrit italian, Suilvio Berluskoni në vendin tonë dhe konkretizimit të planeve të parashpallura në fushën e energjitikës, duke i cilësuar ato si shumë ambicioze, duke sjellë në vëmendje hapat e mëdhenj që Shqipëria po ndërmerr për t’ u bërë lider në sistemin modern të energjitikës alternative edhe në plan rajonal. Projekte madhështore në fushën e energjitikës, duke përfshirë edhe atë që cilësohet si centrali më i madh i energjisë së erës, do të jenë në tavolinë gati për t’ u nënshkruar kur kryeminstri italian, Silvio Berlusconi të takohet me Sali Berishën, homologun e tij shqiptar në Tiranë nesër – e çel artikullin e saj “Financial Times”.
Kriza energjitike kronike në Shqipëri dhe ambiciet e zotit Berisha për të krijuar një rrjet energjitik rajonal në vendin e dytë më të varfër të Europës , kanë hapur një treg të ri për shumë kompani italiane, shton më tej gazeta në fjalë.
Më poshtë Financial Times shton ndër të tjera se “Zoti Berisha po ofron kushte joshëse për investitorët, duke përfshirë leje afatgjata për të vënë në përdorim troje shtetërore kundrejt një vlere minimale me anë të një inicaitive të quajtur "Shqipëria një euro".
Sipas njoftimeve qeveritare, shtojnë dy artikullshkruesit nga Roma e Athina, Genc Ruli, Ministri shqiptar i Energjitikës, pritet të nënshkruajë dy projekte energjitike – një kontratë prej 1 miliardë eurosh për Grupin “Falcione” nga Italia për të ngritur një impiant gazifikimi pranë qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë dhe një gazsjellës nënujor që lidh brigjet shqiptare me ato italiane; dhe një tjetër kontratë prej 1.15 miliardë eurosh me “Moncada”, një kompani ndërtimesh siçiliane, për të ngritur një impiant për përftimin e energjisë nga era pranë gadishullit të Karaburunit si dhe ngritjen e linje kabllore në Detin Adriatik, drejt Italisë.
Më tej gazeta thekson se “Defiçiti energjitik në Itali si dhe problemet e brendshme në ndërtimin e infrastrukturës së re, po e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për fushën e burimeve energjitike. Impianti i energjisë së erës propozuar nga kompania “Moncada” përfshin ngritjen e 250 turbinave, duke prodhuar një masë energjie të përftuar prej erës, që do të jetë dhe më e madhja në Europë.
Të plotë artikullin mund ta lexoni në linkun e mëposhtë:
http://www.ft.com/cms/s/0/b1aecb78-bf49-11dd-ae63-0000779fd18c.html ...