E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Në fillim veriu, pastaj dialogu

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha për mediat çeke se në dialogun me Prishtinën, së pari duhet gjetur zgjidhjen për problemin e veriut të Kosovës.

"Prishtina nuk është e gatshme për të diskutuar zgjidhjen e situatës në veri, të nxitur nga tentimi për ta dërguar ushtrinë për ta kontrolluar atë rajon. Për këtë duhet të flasim fillimisht, sepse këtu rreziku është i pranishëm. Nuk mund të flisni për tema të tjera e të mos e përmendni problemin që djegë më shumë”, ka thënë Jeremiç.

"Shqiptarët e Kosovës në korrik u përpoqën që në veriun e territorit të dërgojnë ushtarët e tyre, kështu që shkatërruan gjithë dialogun i cili zhvillohej nga fillimi i vitit”.

Sipas tij, marrëdhëniet mes serbëve dhe KFOR-it janë në qorrsokak, sepse serbët duan të kthehet gjendja siç ishte para korrikut, gjë që për Jeremicin është kërkesë e arsyeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›