Merkel: Respektoj vendimin e Papandreut

Kancelarja gjermane Angela Merkel i shprehu respektin e saj kryeministrit grek Papandreu për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi Stefen Zaibert gjatë një konference për shtyp i cili theksoi se Kancelarja Merkel vlerëson shumë atë çfarë arriti Jorgos Papandreu në krye të qeverisë greke.
Sipas saj Papandreu me kurajë dhe me fuqinë e bindjeve të tij, e vuri vendin në rrugën e duhur dhe arriti të kapërcejë pengesa të shumta.
"Greqia ka nevojë për reforma të mëdha dhe masa të rëndësishme për kursimin e parave. Është një rrugë e vështirë, mirëpo është gjithashtu një rrugë e pashmangshme", theksoi Merkel gjatë bisedës telefonike me Papandreun.
Të dy ranë dakord se prioriteti absolut i qeverisë tranzicionale do të jetë zbatimi i plotë i vendimeve europiane, para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.