E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: 3 nëntori nuk garanton zgjedhje të lira

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se zgjedhjet lokale nuk do të ishin të lira në rast se do të mbaheshin me 3 nëntor të këtij viti.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka propozuar që për shkak të mospërfundimit të reformës zgjedhore dhe kostos buxhetore, zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen bashkërisht në pranverën e vitit 2014.

“Reforma zgjedhore nuk është përfunduar”, ka thënë ai për Epoka e Re.

“Zgjedhjet nuk janë shpallur. Koha është e papërshtatshme dhe nuk garanton zgjedhje të lira. Dhe, ndoshta më kryesorja, nuk mbetet data e Daçiqit”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›