Rikthehet Ryva Kajtazi me klip të ri

Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi rikthehet sërish pas një pauze në skenën muzikore.
Ka kohë që Ryva ka paralajmëruar se vera do të jetë e mbushur me surpriza për adhuruesit. Si duket ajo po e mban fjalën, pasi ka realizuar një këngë të re.
Kjo është fotoja e fundit që ajo ka postuar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se kënga dhe klipi janë gati të lansohen.
Ryva i ka munguar skenës, por ajo ka premtuar se me projektet e reja do të mbush boshllëkun e kësaj kohe sa nuk ishte aktive./Indeksonline/