Berner: Zgjidhja për veriun sipas planit Ahtisari
PRISHTINE- Një zëdhënës i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Kai Mueller-Berner, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë modifikim të planit të Ahtisarit për veriun.
Në një intervistë për BBC-në Berner ka thënë se ky plan parasheh kompetenca më të mëdha për komunën e re të Mitrovicës Veriore me shumicë serbe dhe një rol konstruktiv të Beogradit atje.
Kohëve të fundit kanë qarkulluar ide për dhënien e një statusi special Mitrovicës Veriore, të ngjashëm me atë në Tirolin Jugor, por ato janë hedhur poshtë edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, që ka thënë se integrimi i qytetit të ndarë etnikisht do të bëhet në kuadër të planit Ahtisari.
Duke vlerësuar shkallën e përmbushjes së pakos së Ahtisarit më shumë se dy vjet pas pavarësisë, zëdhënësi i ICO-s, Kai Mueller-Berner i tha BBC-së se plani është zbatuar në mënyrë thelbësore, por se të papërmbushura mbeten ende dispozita të rëndësishme, si ajo për decentralizimin dhe krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore.
(s.g/BalkanWeb)