E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërnjak, dy granata në vendkalimin kufitar

Forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, kanë njoftuar përmes një komunikate se në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në Vendkalimin Kufitar 31 në Bërnjak.

“Njëra ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun”, ka njoftuar forca paqeruajtëse, duke bërë të ditur gjithashtu se “një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit dhe se  nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material.

Për arsye sigurie dhe për ti ndihmuar hetimet Vendkalimi Kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në njoftimin tjetër.

Përmes kësaj komunikate, KFOR-i edhe një herë “dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›