Berisha në grup kuvendor: Për Ramën konsensus do të thotë bllokim
Berisha ka kërkuar nisjen e punës për mbylljen e reformave. Të lëmë mënjanë praktikat e kokës së turkut
Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha i ka kërkuar sot kryesocialistit Edi Rama të rinisin punën për mbylljen e reformave. Në mbledhjen e grupit kuvendor, Berisha nuk ka ngurruar të sulmojë kreun e PS-së, Edi Rama, se përpiqet të bllokojë çdo reformë dhe nisëm të qeverisë për qytetarët. Se për Ramën, konsensus do të thotë bllokim. Ky është deshifrimi që i bën ai kërkesës civile të qytetëruar për konsensus, u shpreh Berisha në mbledhjen e grupit të PD. Më tej Berisha ka kërkuar arritjen e dialogut, që sipas tij mund të bëhet duke lënë mënjanë kokat e turkut.
Të lëmë mënjanë praktikat e kokës së turkut. Koka e turkut na është bërë helmi në tepsi që serviri diktatura çdo 6 muaj, çdo 1 vit për të nakatosur shpirtrat e njerëzve. Nuk bëhet politika me koka turku. Nuk bëhet konsensusi, nëse njëherë më kërkon iksin dhe njëherë ipsilonin, atëherë duket se ne vendosim për të prerë kokat. Nuk është demokracia për prerje kokash është sistem tjetër.
E ftoj pa paragjykime, por duke vendosur interesat europiane si më të para. E garantoj që me angazhimin më të madh do të mund ti kompletojmë plotësisht reformat që presin shqiptarët dhe që janë detyra të tyre shtoi Berisha, duke garantuar se angazhimi për arritjen e marrëveshjeve është maksimale. Të fillojë me cilën të dojë, të nisë me imunitetin, që mos të tregojë se është i vetmi opozitar në planet që e do qeverinë me imunitet, të ngrihet mbi këshillin e miliarderëve, pasi janë qindra mijëra socialistë shqiptarë që nuk duan imunitet- tha ai.
Më herët, në fillim të mbledhjes së grupit kuvendor, Berisha ka deklaruar rritjen e pensioneve dhe pagave që nga data 1 Korrik.Sot kam kënaqësinë t`ju konfirmoj se janë bërë përllogaritjet e fundit dhe në mbledhjen e kësaj të mërkure do vendosim për rritjen e rrogave dhe pensioneve në vend, u shpreh Berisha.
18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Berisha në grup kuvendor: Për Ramën konsensus do të thotë bllokim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Meritat e vërteta të stilolapsit dhe letrës në biznes!