Bërns: SHBA do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes
KOSOVE - Kryeministri i Kosovës është pritur në një takim nga Zëvendëssekretari i Shetit, Uilliam Bërns. Gjatë këtij takimi Thaçi i ka shprehur mirënjohjen dhe e ka falenderuar për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimit.
Gjithashtu gjatë takimit është folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi ku kreu i shtetit të Kosovës e ka informuar Bërns lidhur me implimentimin e marrëveshjes. "Në tërë procesin e marrëveshjes së Brukselit, kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jo vetëm mbështetës, por e garantues se një marrëveshje e arritur midis dy vendeve me një konflikt të vjetër, do të jetë në dobi të të dyja vendeve, që synojnë, të pavarura integrimin në institucionet euroatlantike. Ndihma e SHBA-së gjithmonë ka qenë vendimtare".
Kreu i Ekzekutivit kosovar tha se Kosova është e gatshme për fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, duke bërë edhe ndryshimet legjislative, që do të miratohen në Kuvendin e Kosovës.
Në takim kryeministri Thaçi foli edhe për axhendën e Kosovës për njohjet ndërkombëtare, dhe falënderoi administratën e SHBA-ve për kontributin e dhënë në drejtim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga shumë shtete të botës.
"Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të përmbush të gjitha kriteret për t'u bërë pjesë e institucioneve të BE-së dhe NATO-s, duke prodhuar argumente për mbështetje nga administrata e SHBA-ve".
Zëvendëssekretari Bërns siguroi përkrahjen e SHBA-ve për marrëveshjen e arritur, dhe se në të ardhmen nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i SHBA-ve që kjo marrëveshje të jetësohet. Po ashtu, zëvendëssekretari Bërns theksoi se SHBA-të përkrahin axhendën e integrimeve evropiane për Kosovën si dhe do të kontribuojnë në rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
(a.h/BalkanWeb)