Blater-Serbisë: Lëreni Kosovën të luajë ndeshje
BEOGRAD- Kreu i FIFA-s, Sep Blater, përsëriti qëndrimin e tij përpara drejtuesve të shtetit dhe sportit serb, se kosovarët duhet të lejohen të luajnë futboll.
Numri një i futbollit botëror u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiç dhe me Kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Blater u ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për futbollin kosovar. Karaxhiç i është përgjigjur se kosovarët nuk mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare pa u pranuar Kosova në OKB. Blater ka njoftuar se në shtator do të ketë një takim me presidentin e FSS-së, Tomislav Karaxhiç dhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Këtë javë në Prishtinë yjet e Kosovës, ku do që ndodhen, do të luajnë një ndeshje me ekipin e Prishtinës.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)