Berreta: “Jam i kënaqur nëse qendron Bogdani”

Trajneri i Sienës, Mario Berrata gjatë një interviste të dhënë për faqen e klubit të tij, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Karpendelo, ka shprehur dëshirën e tij në lidhje me sulmuesin shqiptar Bogdani, autor i dy golave në du ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë.
"Bogdani vazhdon të jetë një nga emrat që qarkullon më shumë në merkato? Bogdani është duke bërë mirë, jemi të kënaqur nëse qendron. Por nëse do të largohej do ta pranonim situatën me qetësi. Në këto momente nuk mendoj për një zëvendësues të tij, pasi ai është një lojtar i Sienës në të gjitha kuptimet".
Sipas medias italiane sot pritet të vendoset edhe ardhmja përfundimtare e Bogdanit për sezonin 2006-2007.