E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: “Reali, i gatshëm për luftë me Barcelonën”

Sot me ndeshjen Valencia-Betis Sevilja (ora 22:00) starton edhe sezoni i ri i kampionatit spanjoll, ku si gjithmonë Primera Divizion do të ndezë duelin e madh për titull midis Barcelonës kampione dhe rekordmenit Real i Madridit.
Një sfidë tjetër është ajo e trajneri të ri të Realit të Madridit, Fabio Kapelo, që kërkon ta rikthejë te tillu nënkampionin e Spanjës. " Unë dëshiroj ta udhëheq më përpara Realin. Gjithmonë me drejtimin lart", - është shprehur Fabio Kapelo. Reali ka shenzuar rreth 62 milionë euro për blerjet e reja, gati dyfishi i shpenzimeve që ka bërë rivali Barcelona. Italiani Kapelo ka fituar titullin e parë në Spanjë me Realin e Madridit në sezonin 1996-1997.
"Ne kemi një ekip me të cilin ne garantojmë të paktën edhe dy tituj të tjerë", - premton "Superstari" Barcës, Ronaldinjo. "Botërori është vetëm një kujtim i hidhur. Unë tani jam në gjendje shumë të mirë", - shton braziliani, që ka me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2014.
Trajneri gjerman Bernd Shuster e shikon titullin spanjoll si një pronë të dy gjigandëve spanjolë, por gjykimi i tij anon nga katalanasit: "Barca ka një skuadër më kualitative. Por, Reali do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë", - pohoi trajneri i Getafes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›