Holandezi Van Bomel drejt Bajernit të Mynihut

Futbollisti i Kombëtares hollandeze, Mark Van Bomel mund të transferohet te kampioni i Gjermanisë, Bajerni i Mynihut. Lojtari është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës në dy ndeshjet e fundit.
Van Bomel u bashkua me Barcelonën pas transferimit të tij nga PSV Eindhoven sezonin e kaluar, por pati shumë dëmtime të cilat cuan edhe në mungesën e tij të gjatë në kampionatin spanjoll.
Bajerni i Munihut është duke kërkuar një zëvendësues të Mikael Balak dhe ka shprehur interesimin e tij për lojtarin.
Në nivelin ndërkombëtar, Van Bomel nuk është thirrur nga trajneri i përfaqësueses holandeze, Marko Van Basten për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2008. Holanda bën pjesë në grupin G së bashku me Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, Bjellorusinë, Sllovenië dhe Luksemburgun.