E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bersani i mbyll dyert Berluskonit

“Ne keto momente kemi nevoje per diskutime serioze, jo per te bere humor”, u shpreh Bersani. I mandatuari nga presidenti per formimin e qeverise Pier Luixhi Bersani i mbyll dyert ish kryeministrit Berluksoni i cili kishte deklaruar qe drejtimi i qeverise ti jepej partise se Berasni por me kusht qe zevendes te ishte Anxhelino Alfano. 

“Berluskoni nuk mund te me shpalle lufte ne mengjes e te me perqafoje pasdite” ka thene Bersani qe mbremjen e se enjtes duhet te ngjitet ne presdience per ti raportuar presidentit Napolitani nese i ka numrat per te ecur para ose ne te kundert te heqe dore nga mandati.  

“Duke pare emergjencen qe ndodhet vendit do te duhej nje qeveri e mrekullive. Nuk i kerkojme askujt te pamunduren”, sqaron Bersani.

Bersani u mandatua javen e kaluar nga presidenti ne formimin e qeverise, nderkohe qe Italia prej nje muaji qe nga mbjatja  e zgjedhjeve eshte pa nje qeveri. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›