Mallakaster fshati i rrenuar nga shkarja e dheut i braktisur

Bimësia ka çelur, por banorët nuk janë aty. Kafshët presin kthimin e të zotëve. Komuna Qëndër ka lidhur kontrata qeraje për 12 familjet e fshatit Ngracie. Kjo ishte e vetmja zgjidhje për momentin.
Banorët e prekur shembja e tokës po mësohen me idenë se nuk do të kthehen më kurrë të jetojnë në vendin e tyre
Kanë humbur shtëpitë, tokat, të mbjellat, tere pasurinë.
Prej këtij momenti kërkojnë te paktën një strehë të cilën ta quajnë shtëpi.
Në 26 Shkurt , gjysma e fshatit Ngracie në Mallakastër u shemb si pasojë e shkarjes se dheut.
Ekspertët e institutit të gjeologjisë po studiojnë për shkaqet, por thonë se kjo tokë është e pabanueshme .
Pjesa tjetër e fshatit ka mbetur e izoluar nga qendrat urbane pasi rruga automobilistike që lidhte fshatin me aksin Fier-Ballsh është shkatërruar.