E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen ne parim ndryshimet ne ligjin per planifikimin e territoreve

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin për Planifikimin e Territorit. Nisma e propozuar nga qeveria synon rritjen e autoritetit të pushtetit vendor gjatë procesit të administrimit, planifikimit dhe miratimit të planeve të zhvillimit. Por, këto ndryshime ligjore janë të papranueshme për opozitën, pasi po kryhen në një moment kur njësitë vendore kanë nisur planifikimet e territoreve. Këto pretendime u kundërshtuan nga Zëvendësministri i Punëve Publike Ernest Noka, i cili tha se ndryshimet do të bëjnë të mundur që i gjithë procesi i hartimit të planifikimit të territoreve, por edhe të shfrytëzimit të jetë shumë më fleksibël se më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›