E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bersha: Po të më refuzojë Meta, gati për koalicion me PS

Kryeministri Sali Berisha, në në intervistë mbrëmjen e së enjtes në tv Klan deklaroi se ishte gati të negocionte dhe të pranonte hyrjen në koalicion qeverisës me PS dhe Edi Ramën, duke shmangur kështu mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme që e cilësoi si të dëmshme për vendin.
Njëkohësisht, kryetari i PD, akuzoi Partinë Socialiste dhe kreun e saj se bënë përpjekje për të shkatërruar koalicionin me LSI madje u përpoqën që të negociojnë për bashkëqeverisje. "Në rast se do të ekzistonte vullneti në PS, mund të ndërtohej një koalicion tërësisht i qëndrueshëm" theksoi Berisha. I pyetur se si do të precipitonte situata nëse LSI nuk do të pranonte koalicion me të, Berisha u përgjigj: Nëse do të thoshte jo, atëherë PS me një këmbë do të thoshte po. Ata të gjithë inatin e kanë që s'ishin ata në koalicion dhe erdhi LSI-ja". Nga ana tjetër, duke folur për koalicionin e ndërtuar me Ilir Metën, Berisha akuzoi se "z.Rama bëri çdo përpjekje për të mos lejuar një koalicion të tillë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›