G8, Kina: Kundër masave për klimën
Kina nuk ndjehet e gateshme për të ndërmarrë kufizime për reduktimin e ndotjes së ajrit sipas marrëveshjes së arritur nga G8 në Romë. "Pekini konsideron themelore nevojën e vendeve të zhvilluara për të ndërmarrë masa kundër ndotjes globale dhe ndryshimit të kushteve klimaterike por duhet të kihen parasysh edhe kushtet ekonomike në të cilat ndodhen vendet në zhvillim"- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ma Daoxu.
Diskutimi i masave mbrojtëse kundër ngrohjes globale ka qenë në axhendën e G8 në Itali dhe ishte rënë dakort në parim për reduktimin e ndotjeve industriale deri në vitin 2050 në masën e 80 %.
Diskutimi i masave mbrojtëse kundër ngrohjes globale ka qenë në axhendën e G8 në Itali dhe ishte rënë dakort në parim për reduktimin e ndotjeve industriale deri në vitin 2050 në masën e 80 %.