E Diel, 1 Nëntor 2026

Bërthamorët, Irani akuzon Perëndimin për mungesë provash

Irani tha sot se Perëndimi nuk ka prova me të cilat do të mund të dëshmonte që Teherani po prodhon armë bërthamore.

Duke folur në një konferencë për mediat në Armeninë fqinj, ministri i jashtëm, Ali Akbar Saleh, tha se “nuk ka ndonjë dëshmi serioze se Irani do të prodhojë një makineri luftarake të armëve bërthamore”, ndërsa theksoi se shtetet perëndimore “janë duke zbatuar një presion të madh mbi Iranin pa argumente apo dëshmi serioze”.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë la të hapur mundësinë e veprimeve ushtarake ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, por nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e këtij problemi.

Ministri i jashtëm francez, Alen Xhype, tha se edhe pse Parisi “është i shqetësuar” për potencialin e militarizimit të programit bërthamor të Iranit, kryeqyteti i Francës kundërshtohen fuqishëm sulmet ndaj Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›