E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertina dhe Erioni

21/02/10 21:18

Erioni bisedon me Jetmirin në kopësht për Bertinën. Jetmiri i thotë se ai po e mban zvarrë Bertinën dhe e këshillon që të sqarojë gjerat dhe ndjenjat me Vajzën. Erioni nnga ana tjetër thotë se ata të dy i kanë sqaruar njëherë gjërat. Erioni thekson edhe një herë se mes tij dhe Bertinës ka një miqësi shumë të fortë, por që ngelet në kufijtë e shoqërisë. Jetmiri thotë se ata të dy duken që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, por Erioni vazhdon ta mohojë këtë gjë. pas disa minutash në oborr del edhe Bertina. Erioni e merr veç dhe nis të bisedojë me vajzën. Bertina i thotë Erionit se përse ai i bën disa gjëra të imponuara, vetëm për hir të saj. Erioni e mohon këtë dhe Bertina e pyet se çfarë do të ndryshonte ai nëse ajo do të dilte nga shtëpia dhe Erioni i përgjigjet asgjë. Më pas ai i thotë se po u largohet banorëve të tjerë të cilët vazhdimisht e ngacmojnë për Bertinën dhe vajzat thonë se ajo është xheloze për Erionin. Bertina i thotë që të mos bjerë pre e provokimeve të të tjerëve. Kështua ata diskutojnë edhe një herë për ndjenjat e tyre. Të dy vendosin që do ta ruajnë këtë miqësi gjithmonë dhe sqarojnë ndjenjat e miqësisë ndërmjet tyre. Pas një diskutimi disa minutësh Bertinë hyn në shtëpi dhe përgatitet për një lojë ku vajzat do të bëjnë sfilatë mode. Erioni i sygjeron që të veshë një bluze dhe të shkruajë mbi të Erionin e kam vetëm shok në mënyrë që të shuhen disi thashethemet për marëdhënien e tyre. Më pas Erioni dhkon përsëri te Jetmiri dhe i tregon për bisedën mes tij dhe Bertinës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›