E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreka në BB

21/02/10 18:45

Në shtëpinë e re banorët vazhdojnë të bisedojnë. Ata nuk kanë ngrënë ende drekë pasi ushqimet e javës së kaluar u kanë mbaruar dhe furnizimet e kësaj jave nuk kanë ardhur ende. Në shtëpinë e vjetër Erjoni me Jetmirin kanë marrë ushqimet. Ata pasi i hapin fillojnë të gatuajnë pë të ngrënë drekën. Kështu Jetmiri qëron patate dhe më pas fillon ti skuq ndërsa Erjoni merret me shtrimin e tavolinës. Djemtë vendosin të drekojnë në oborr. Kështu Erioni shtron tavolinën dhe pret që Jetmiri të përfundojë së skuquri patatet. Në shtëpinë e re në mungesë të ushqimit banorët vazhdojnë bisedat. Kështu një ndër bisedat më interesante zhvillohet ndërmjet Bertinës dhe Enxhit. Enxhi i thotë Bertinës se ajo ka ndryshuar mendim për të nga dje. Bertina e pyet përse dhe Enxhi nis të sqarojë se kjo ndodhi gjatë lojës. Ajo i thotë:-kur të pyeta sa vjeçe je? Ti fillove nuk ka rëndësi po unë po e them. Kjo më bëri të mendoj keq. Ajo i thotë se sot është ndjerë më e komunikushme me Bertinën. Bertina nga ana tjetër nis të sqarohet duke u shpjeguar se nuk ka asgjë përsonale. Edhe në dhomat e tjera banorët bisedojnë ndërmjet tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›