E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enxhi: Seldi nuk bën dot lojë pa Domin

21/02/10 19:16

Ndërsa të tjerët bisedojnë brenda Enxhi dhe Seldi kanë dalë pranë pishinës dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për Seldin dhe lojën e tij. Enxhi i thotë se ai bën mirë që të shkëputet nga Domenika sepse kështu po tregon që Seldi nuk bën dot loj pa Domenikën. Ndër të tjera ajo i thotë se ka vënë re që Domi bëhet xheloze kur ai afrohet me vajzat e tjera të shtëpisë. Ajo i thotë që të luajë me të ose me Bertinën që ta shohë vetë reagimin e Domit. Seldi i thotë se Domenikën nuk e ka lojë dhe ai do vetëm që gjërat në çift të jenë reciproke. Në këtë momente ajo i thotë se mes tij dhe Domenikës nuk ka asgjë reciproke pasi sipas saj Domenika është ajo që e manipulon Seldin. Ajo insiton që Seldi të bëjë diçka për ti treguar Domit se ai mund të luajë, apo se edhe ai ka aftësinë e të vepruarit vetëm sipas dëshirave të tij. Ajo i thotë se qëndrimi i tij duke qenë gjatë gjithë kohës pranë Domenikës, është gjithnjë nën hijen e saj, e bën që të mos jetë i pranishëm në kohën televizive gjatë përmbleshjeve ditore. Ajo i sygjeron që të mundohet të veprojë sepse vetëm kështu do të fitojë vëmendjen e publikut. Ça të pengon ty të jesh i lirshëm të bësh diçka ndryshe? pyet Enxhi Seldin i cili hesht dhe rri shumë i menduar. Teksa ata të dy bisedojnë në shtëpi kanë ardhur furnizimet me ushqimet e javës. Pas një kohe të gjatë ku Enxhi mundohet që ti mbushë mendjen Seldit që të largohet nga Domenika biseda e tyre përfundon duke e lënë Seldin në një farë mënyrë të shqetësuar. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›