E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa: Dalim me fitore ndaj PartizanitTekniku aktual i Besës, Ilir Biturku ka 10 ndeshje në dispozicion (30 pikë) për të përmbushur objektivin e vetëm të presidentit Nexhat Bizhdili, vendin e tretë në kampionat dhe një vend në kompeticionet evro

Pas eliminimit dramatik nga Kupa e Shqipërisë me Shkumbinin (0-1) pas autogolit të Sokol Ishkës në minutën e fundit, Besa është në përgatitjet e fundit për sfidën e radhës në kampionat, atë kundër Partizanit, ndaj së cilës jo vetëm humbi në përballjen e fundit në kryeqytet (1-0), por solli edhe dorëheqjen e ish-trajnerit Ilir Daja.

Tekniku aktual i Besës, Ilir Biturku ka 10 ndeshje në dispozicion (30 pikë) për të përmbushur objektivin e vetëm të presidentit Nexhat Bizhdili, vendin e tretë në kampionat dhe një vend në kompeticionet evropiane.

Biturku: “Eliminimi nga kupa është një gabim i pafalshëm i skuadrës sonë. Duam që reagimi të fillojë nga transferta me Partizanin dhe jam i bindur që kjo do të duket në fushën e lojës. Kam besim se me disiplinë të fortë dhe duke bërë sa më pak gabime në fushë, të dalim me fitore nga sfida e radhës”. Kundër Partizanit do të mungojnë mesfushorët Sokol Ishka dhe Meglind Mihani, pasi kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë.

E Premte, 13 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›