Buna: Kjo Lushnje ka ndryshuar pamjeMesfushori i Teutës Qazim Buna, pritet të jetë kapiten i skuadrës dhe në këtë takim, për shkak të mungesës së Miles të dëmtuar. Prej disa javësh, Buna i është rikthyer formës së tij më të mirë dhe së bashku m

Durrsakët shpresojnë që ndeshja e nesërme ndaj Lushnjës të jetë më e mbarë se ajo që ata luajtën përballë kësaj skuadre, vetëm tre javëve më parë. Në atë takim, Teutës iu desh të luante për gjatë gjithë ndeshjes me 10 lojtarë, për shkak të daljes me karton të kuq të portierit Vashaku. Kjo përballje e tretë përballë verdhëjeshilëve, po vlerësohet me seriozitet nga djemtë e Starovës, të cilët janë të vetëdijshëm, se në fazën e fundit të kampionatit është shumë më vështirë të luash me skuadrat që luftojnë për mbijetesë, se sa kundër atyre që janë të renditura më lart në klasifikim. Mesfushori i Teutës Qazim Buna, pritet të jetë kapiten i skuadrës dhe në këtë takim, për shkak të mungesës së Miles të dëmtuar. Prej disa javësh, Buna i është rikthyer formës së tij më të mirë dhe së bashku me Muçollarin dhe Alikaj e kanë konsoliduar së tepërmi repartin e mesfushës. Në prononcimim para ndeshjes, Buna e konsideron ekipin e drejtuar nga Gjyla, si një nga kundërshtarët më të fortë të momentit kur thekson se: “Lushnja është një ekip që duhet të merret mjaft në konsiderate, pasi gjatë javëve të fundit, ata kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë, madje duke qenë dhe shumë rezultativë. Ndoshta rreziku i rënies një kategori më poshtë, i bën ata të jenë shumë të motivuar, kështu që nuk duhet në asnjë mënyrë t’i nënvlerësojmë. Eshtë llogjike që ata do të vijnë në Durrës, me idenë për të na lënë sa më pak hapësira në mbrojtje dhe më pas të shfrytëzojnë kundërsulmin, për të na vënë në vështirësi”.
Formacioni, pak ndryshime nga java e kaluar
Megjithëse Starova gjithnjë preferon ta mbajë të fshehtë formacionin, deri pak orë para fillimit të takimit, me atë që është bërë në stërvitje mendohet që nesër, Teuta të mos ketë shumë lëvizje në fushë, nga takimi i një jave më parë përballë Partizanit. Në mbrojtje katërshja Jakupi, Sheta. Likmeta dhe Imeraj janë të pandryshueshme, ndërsa e njëjta gjë vlen dhe për treshen e mesfushës Buna, Alikaj dhe Muçollari. Dilemat e Starovës janë më tepër përpara, pasi tridhëmbëshi Hysa, Vila dhe Mile është i pamundur, sepse beratasi mungon në këtë takim. Gjatë gjithë kësaj jave, Mile është stërvitur në mënyrë të diferencuar, për shkak të tërheqjes muskualare të pësuar një javë më parë. Mundësitë më të mëdha për të qenë pranë dyshes Hysa - Vila i ka mesfushori Dosti, i cili po kalon një formë të mirë gjatë këtyre javëve. “Mile është një lojtar i rëndësishëm për ne - thotë Buna - pasi me lëvizshmërinë që ka në fushë, bëhet alarmant për mbrojtjet kundërshtare. Megjitatë, skuadra ka ditur të marrë rezultate të mira dhe kur ka patur mungesa, pasi siç dihet tashmë, ne mbështetemi më tepër tek forca e grupit”.
Tifozeria durrsake po bëhet aktive
Në dy takimet e fundit që Teuta ka luajtur në “Niko Dovana”, skuadra është mbështetur jo pak dhe nga tifozeria durrsake, që ka nisur të bëhet më aktive në shkallët e stadiumit. “Me të vërtetë jemi ndjerë mirë – pohon mesfushori durrsak - që si me Vllazninë dhe ndaj Partizanit, tifozët na kanë mbështetur në stadium, duke na motivuar më shumë në kërkim të fitores. Shpresojmë që kjo mbështetje të vazhdojë në të gjitha ndeshjet e ardhshme, pasi të krijohet një ndjesi tjetër më pozitive, kur stadiumi ka më tepër tifozë”.
Bleda Kadiu
E Shtune, 14 Mars 2009