E Diel, 1 Nëntor 2026

Memelli: “E njoh mirë portën e Bylisit”Golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe i kampionatit shqiptar, Migen Memelli (14 gola) shënoi tre nga gjashtë golat që realizuan bardheblutë në fitoren tenistike kundër Bylisit, teksa më parë këtë e kishte

Tirana fitoren më të thellë gjatë këtij sezoni e ka arritur pikërisht me Bylisin (6-2), pavarësisht se ndaj formacionit te Hysen Dedjes në fazën e parë në Ballsh nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola.

Të dielën në Ballsh dy skuadrat do të përballen për herë të tretë dhe të fundit gjatë këtij sezoni, dhe kryesuesit e Superligës (44 pikë) vlerësojnë se nuk do të lejojnë të humbasin pikë të tjera në një takim që do të luhet pa praninë e shikuesve.

Golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe i kampionatit shqiptar, Migen Memelli (14 gola) shënoi tre nga gjashtë golat që realizuan  bardheblutë në fitoren tenistike kundër Bylisit, teksa më parë këtë e kishte bërë kundër Flamurtarit (3-1).

“Natyrshëm që në Ballsh do të shkojmë për të fituar. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, pavarësisht se kryesojmë më dy pikë më shumë se Vllaznia”, - tha Migen Memelli për Albania-sport.com.

“Bylisi i mori pikë Vllaznisë një javë më parë në Shkodër, por fakti që luajnë në fushën e tyre pa shikues, na krijon më shumë qetësi në lojën tonë. Ndoshta shënoj sërish kundër tyre, pavarësisht se në këtë fazë që ndodhet kampionati nuk ka rëndësi se kush shënon, por fitorja e pikët”.

Vllanzia do të luajë në transfertë me Apoloninë, një tjetër ekip pjesë e zonës së ftohtë të Superligës, ku Tirana shpreson në një hap fals të shkodranëve, pavarësisht se edhe takimi në “Loni Papuçiu” do të luhet pa shikues.

“Vllanzia, Dinamo, e pa përjashtuar edhe Shkumbinin janë rivalet më të mëdha tona në kampionat. Një rezultat negativ i Vllaznisë në Fier do të na ndihmonte edhe më shumë në rrugën e titullit. Tani jemi të qetë pasi siguruam edhe vendin në gjysmëfinale, por ne i synojmë të dyja trofetë e këtij sezoni, pasi janë shpenzuar shuma të mëdha financiare nga ana e presidentit Refik Halili”, - përfundoi sulmuesi bardheblu Migen Memelli, që mund të shënojë një rekord personal në aktivizimin e tij të parë me Tiranën, pasi lufton për dy trofe kolektivë, kampionat e kupe si  dhe një individual, “Këpucën e artë” të kampionatit shqiptar. 

E Premte, 13 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›