Besa-Dinamo, në Kavajë luhet një sfidë titulli
KAVAJE-Besa dhe Dinamo do të përballen sot në mesditë në Kavajë në sfidën më të rëndësishme të javës së 10-të, që mund të vendosë jo pak përsa i përket çështjes së titullit kampion. Përballë do të jenë dy skuadrat kryesuese, por edhe ato që kanë bindur më shumë në këto javë të para. Besa është skuadra me mbrojtjen më të mirë, ndërsa në krahun tjetër Dinamo është ajo që ka sulmin më të mirë. Kavajasit vijnë në sfidën e sotme pas humbjes 1-0 të pësuar një javë më parë në Krujë dhe do të kërkojnë të reagojnë, megjithëse do të luhet në një terren të rënduar. Ndonëse është vetëm java e 10-të, sfida e sotme do të vendosë shumë përsa i përket faktit se cila do të jetë skuadra më bindëse në kampionat. Duke parë edhe afrimin e Tiranës, si Besa, ashtu edhe Dinamo nuk mund t’i lejojnë vetes hapa falsë, por është e qartë se blutë do të jenë të kënaqur edhe me një pikë nga kjo fushë e vështirë.
Duel trajnerësh
Ndeshja e sotme, përveçse vë përballë dy skuadra që synojnë titullin dhe që mbajnë vendet e para në tabelën e renditjes, ka edhe një sfidë që vjen nga pankinat. Përballë njëri-tjetrit janë padyshim dy prej trajnerëve më të mirë shqiptarë dhe që në çdo sezon kanë treguar se dinë të bëjnë diferencën me çdo skuadër. Shpëtim Duro e Shkëlqim Muça kanë në dispozicion dy skuadra të ndërtuara nga vetë ata, kështu që edhe sfida e pankinave merr një domethënie të veçantë. Një tjetër aspekt është stili i tyre. Duro shquhet për faktin se di të ndërtojë skuadra të stabilizuara dhe me një mbrojtje të hekurt, ndërkohë që Muça është i njohur për stilin e tij sulmues. Skuadrat e tij gjithnjë dinë të shënojnë shumë gola dhe kjo po shihet edhe te Dinamo e këtij viti, që shumë ndeshje i ka fituar me goleada.
Duro
Pas humbjes së një jave më parë në Krujë dhe kritikave për lojën mbrojtëse, trajneri Shpëtim Duro pret një tjetër sjellje nga skuadra e tij në ndeshjen e sotme. Besa është treguar një skuadër e vështirë për t’u mundur, megjithatë në aspektin ofensiv kjo skuadër ka çaluar jo pak, përpos rasteve të shumta që krijon. “Është një ndeshje shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme, - ka thënë dje tekniku Shpëtim Duro. – Përballë do të jetë skuadra që ka mbrojtjen më të mirë, pra Besa, dhe ajo me sulmin më të mirë. Por, këtë herë shpresoj që të kemi ne sulmin më të mirë”, deklaroi ish-tekniku i Partizanit.
Muça
Për Dinamon e Shkëlqim Muçës ndeshja e sotme është një test tepër i rëndësishëm, që do të konfirmojë në njëfarë mënyre edhe faktin se cila është skuadra më e fortë. Ndonëse luan në transfertë dhe në një fushë tejet të vështirë, Muça nuk ka ndërmend të heqë dorë nga stili i tij sulmues. “Them se do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, por nëse luajmë për të marrë një barazim, atëherë me 90 % do të humbasim. Është kjo arsyeja përse duhet të futemi në fushë për të kërkuar patjetër fitoren”, - ka deklaruar tekniku i Dinamos. Në lidhje me terrenin e vështirë që i pret në Kavajë, Muça është treguar i qetë. “Nuk e kam problem fare fushën. Nëse terreni është i vështirë, është për të dyja skuadrat”, tha ai. Muça bëri një koment edhe për rikthimin e Tiranës, që tashmë ndodhet vetëm 6 pikë larg dhe duket sikur i ka vënë nën presion dy ekipet e kreut. “E dija që Tirana do rikthehej. Mendoj se ajo vazhdon të jetë një nga skuadrat që do të luftojë për titullin kampion”, u shpreh trajneri i Dinamos.
(d.b/BalkanWeb)