“Bojkoti i PS”, Becaj tenton zgjidhje për Konferencën Gjyqësore
TIRANE- Pas situatës se krijuar në Kuvend, ku opozita vijon bojkotin e për pasojë shtyhet edhe votimi i ligjeve të rëndësishme, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj organizoi një takim me vartësit e saj në rrethe me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për Konferencën Gjyqësore. Por ky vendim ka vënë sot kundër njëri-tjetrit kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj dhe numrin dy të Këshilit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahia.
Becaj u shpreh se duhet një rregullore në mungesë të ligjit që mundëson mbledhjen e konferencës, e pamundur të miratohet përsa kohë mungon opozita dhe kalimi i kësaj rregulloreje bëhet vetëm me 3/5 e votave.
"Presioni politik-mediatik po deformon përceptimin e publikut për dhënien e drejtësisë", u shpreh Becaj.
Ndërkohë i pranishëm në takim numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu kërkoi që Konferenca të mblidhet pas miratimit të ligjit në kuvend. “Konferenca duhet të mblidhet vetëm pasi të jetë miratuar ligji, që kërkon 23 e votave në Kuvend”, tha Spahiu.
(m.a/BalkanWeb)