Arbitrazhi ndërkombëtar i detit
Sherri i kufijve është një nga gjeneratorët kryesore të konflikteve mes shteteve në Europën Juglindore, ndaj kur kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë nënshkruan më 4 nëntor në Stokholm marrëveshjen për Arbitrazhin Ndërkombëtar, ngjarja shkaktoi një lehtësim të madh. Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, i cili nënshkroi gjithashtu marrëveshjen, në cilësinë e garantit në emër të presidencës së radhës të Bashkimit Europian, deklaroi se “lidërshipi i dy kryeministrave do të jetë inspirim për të tjerët në rajon”.
Në fakt, marrëveshja mes Kroacisë dhe Sllovenisë është hapi i parë drejt zgjidhjes së një konflikti të vjetër, i cili lindi që me pavarësimin e këtyre dy shteteve më 1991, dhe nuk ka arritur të zgjidhet deri në ditët tona. Thelbi i përplasjes është kufiri i tyre detar në veri të detit Adriatik, në gjirin e Piranit, i cili, me skajin verior në Itali dhe me skajin jugor në Kroaci, nuk i ka dhënë mundësi Sllovenisë të ketë dalje direkte në ujrat ndërkombëtare, por duhet të kalojë në territorin ujor kroat. Sllovenia ka kërkuar që kufiri i saj të përfshijë edhe një koridor detar, që i lejon dalje të drejtpërdrejtë në det të hapur. Ajo ka refuzuar ofertën e Kroacisë për t’i lejuar Sllovenisë lëvizje të lirë nëpër ujrat territoriale kroate.
Si Kroacia, ashtu dhe Sllovenia, nuk e kanë konsideruar “detin ujë me kripë apo ujë me peshq”, siç e klasifikojnë disa mendje levantine në një cep shkëmbor të Ilirisë së Poshtme, por janë përplasur me njera-tjetrën në nivele politike e diplomatike, dhe jorrallë kanë bërë edhe rreshtime ushtarake, duke u përpjekur të mbrojnë secila hartat dhe interesat e veta për kufirin detar.
Anëtarësimi i Sllovenisë në BE më 2004 dhe hapja e bisedimeve të pranimit të Kroacisë në BE më 2005, nuk i bëri të shuguruarit e rij të BE-së aq ultrakozmopolitë, sa ta shihnin si mall belik “ujin me kripë apo ujin me peshq”, por e transformoi konfliktin e tyre, nga dypalësh në një problem europian.
Duke qenë tashmë një konflikt mes një anëtari të BE dhe një shteti kandidat të BE-së, Brukseli u detyrua të ndërmerrte hapa më të vendosur, kur Sllovenia, pa shumë ceremoni, shfrytëzoi veton e saj të anëtarit kundër shtetit fqinj, duke bllokuar hapjen e disa kapitujve dhe mbylljen e disa kapitujve të tjerë të Traktatit të pranimit të Kroacisë në BE. Kjo ndodhi gjate presidencës franceze të BE në fund të vitit të kaluar dhe bisedimet e pranimit faktikisht u bllokuan gjatë pothuaj një viti.
U krijua një përdhes diplomatik europian, i cili nuk i bënte nder as vetë Brukselit. Është meritë e diplomacisë nordike, e presidencës suedeze të BE dhe e angazhimit diplomatik të Komisionerit të BE-së për zgjerimin, finlandezit Olli Rehn, që rrota e ngecur kroato-sllovene nisi të lëvizë. Një shtytje të rëndësishme i dha këtij procesi pozitiv diplomatik edhe veprimi e ndikimi me peshë i diplomacisë së heshtur amerikane.
Ky angazhim ndërkombëtar bëri që kryeministrat e të dy vendeve, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor, të gjenin vullnetin dhe guximin politik të binin dakord për një marrëveshje mbi një Gjykatë Arbitrazhi, të krijuar nga Komisioni Europian. Kjo u sanksionua me nënshkrimin e marrëveshjes në Stokholm.
Siç shihet dhe nga emërtimi, është fjala për një Gjykatë Arbitrazhi, e cila do të gjykojë dhe të përcaktojë kufirin detar mes dy vendeve, si dhe kufirin tokësor, sepse edhe për të ka mosmarrëveshje. Kështu, cilësohet dhe është një arritje diplomatike rënia e dy shteteve dakord, që kufirin e tyre detar ta diskutojë dhe ta vendosë një Gjykatë Arbitrazhi, që do të thotë se arbitri do të jetë, në një farë kuptimi, Komisioni Europian, i cili do të caktojë ekipin gjykues. Jemi ende larg arritjes së marrëveshjes përfundimtare për vijën detare dhe ende nuk jane të zgjidhura të gjitha pengesat deri në përcaktimin e kufirit detar.
Në realitet, Kroacia ka qenë prej kohësh me qendrimin që çeshtja e përcaktimit të kufirit detar të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është edhe organi suprem juridik i OKB-së. Konventa e OKB-së për të drejtat detare, e adoptuar nga 160 shtete, përcakton se debatet ndërshtetërore për demarkimin e vijave kufitare duhet të zgjidhen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sllovenia ka qenë vendosmërisht kundër dërgimit të çeshtjes për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tani, pas ndërmjetësimit të diplomacisë nordike, u arrit kompromisi që çeshtja t’i delegohet një Arbitrazhi Ndërkombëtar të Komisionit Europian. Sllovenia bën kompromisin, që pranon një arbitrazh ndërkombëtar dhe çbllokoi bisedimet e pranimit të BE-së me Kroacinë, ndërsa Kroacia pranon kompromisin, që çeshtja të mos shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe që në marrëveshjen e arbitrazhit, të nënshkruar prej saj në Stokholm, të futet në nenin 3, pika b, që fut në rendin e ditës të arbitrazhit “lidhjen e Sllovenisë me detin e hapur”.
Është pozitive që Kroacia dhe Sllovenia pranuan që konfliktin e tyre kufitar detar ta shqyrtoje Arbitrazhi i Komisionit Europian dhe që vendimet e atij Arbitrazhi të jenë detyruese për të dy palët. Kjo do të thotë që, më në fund, do të ketë një fund. Kjo do të thotë që kufiri detar mes dy shteteve do të përcaktohet nga një arbitrazh i fuqive europiane dhe konkretisht i BE-së, gjë që është dukuri klasike në historinë e shteteve ballkanike.
Pozitive duhet konsideruar edhe fakti që Kroacia dhe Sllovenia, të cilët u ballafaquan me njeri-tjetrin 18 vjet me rradhë për një rrip ujor dhe nuk qenë në gjendje ta zgjidhin, më së fundi ranë dakord që vendimi dhe vija detare t’u vijë nga arbitrat ndërkombëtare. Arbitrazhi ndërkombëtar i BE-së ka avantazhe të mëdha, sepse do të shkojë më afër rezultatit “win-win”, ku do të fitojnë të dy palët. Sepse në Ballkan, nuk mund të ketë “win- win”, kur njeri shtet është i fortë dhe tjetri është i dobët, nuk mund të ketë “win-win” kur njeri shtet është anëtar i BE-së dhe tund si shkop të drejtën e vetos, dhe tjetri është shtet-kandidat i BE dhe sheh traun e fqinjit në rrugën e anëtarësimit.
Arbitrazhi ndërkombëtar i BE-së nuk ka interesa speciale me njerin apo tjetrin shtet në grindje, sepse për Brukselin ai është kufiri detar i përbashkët i BE-së.
Arbitrazhi ndërkombëtar i BE-së për kufirin detar është më racionali, sepse nuk lejon dhe as shkakton fusha keqkuptimesh dhe akuzash për qeverinë mbi marrëveshjet e kufirit detar. Në Kroaci dhe në Slloveni opozitat dhe shoqëria civile kritikuan marrëveshjen e kryeministrave të tyre edhe për arbitrazhin, pa le pastaj si do të ishte kritika për një marrëveshje përfundimtare. Duke marrë përsipër që përcaktimin e kufirit detar ta bëjë BE, ndihmohet konsensusi i brendshëm dhe stabiliteti politik i brendshëm. Ndaj marrëveshja kroato-sllovene për arbitrazhin ndërkombëtar paraqet një arritje të rëndësishme diplomatike dhe një model për gjithë rajonin.