E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Ethikos Aknas, bilbila irlandezoveriorë

Ndeshja Besa-Ethikos Aknas, e vlefshme për turin e parë eliminator të Kupës Intertoto, do të gjykohet nga gjyqtarë nga Irlanda e Veriut. Alan Black është bilbili kryesor me asistentë John Mecdowell e Andrew Neeson.
Gjyqtari i katër do të jetë ndërkombëtari shqiptar Albano Janku, ndërsa vëzhguesi i arbitrave është maltez Charles Agius. Delegat i UEFA-s është skocezi Hough Wilson nga Skocia.
Besa-Ethnikos Aknas, ndeshja e parë e turit të parë të Kupës Intertoto do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", më 21 qershor (ora 20:30).
Qipriotët e Ethnikos Aknasit janë të njohur në Shqipëri pasi dy sezone më parë kanë luajtur kundër Partizanit po të turin e parë të Kupës Intertoto, duke i eliminuar të kuqtë: fituan 4-2 në Qipro dhe humbën 2-1 në "Selman Stërmasi".
Besa sezonin e kaluar në Kupën UEFA arriti të kalojë një tur, kur eliminoi serbët e Bezaninjës (2-2, 0-0), ndërkohë që në turin e dytë u shkatërruar nga Liteks i Lovecit: 0-3 në Durrës dhe po 3-0 në Bullgari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›