Briken Çalja, medalje bronzi në peshëngritje

Briken Calja ka mundur të fitojë medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj (i 34-ti) e të reja (i 14-ti) që po zhvillohet në Kali të Kolumbisë.
Peshëngritësi shqiptar, i cili merr pjesë në peshën deri në 69 kg, ngriti në stilin e shkëputjes 136 kg, duke zënë në vendin e tretë. Në stilin e shtytjes ngriti 164 kg duke zënë vendin e katërt, të njëjtin vend që arriti edhe në dygarësh.
Sot do të jetë prova e kampionit botëror në fuqi, shqiptarit Erkand Qerimaj, i cili garon në peshën 77 kg. Shqipëria merr pjesën në këtë kampionat edhe me Elvis Tabakun (85 kg), Endrika Karinën (95 kg), ndërsa për të reja merr pjesë Marie Veli (63 kg).