Dinamo, 11 lojtarë në stërvitje

Vetëm 11 lojtarë kanë pasur 17-herë kampionët e Shqipërisë në stërvitjen e parë. Dinamo, duket ende e paplotësuar në prag të sfidave në Ligën e Kampioneve, megjithëse ka ende dicka më pak se një muaj në dispozicion në hartimin e listës përfundimtare që dërgohet në UEFA.
Kotorri, Sina, Capja, Brahja (firmat e reja për Dinamon), Hoxha, Kuli, Ferrja, Bejtaj, Mitraj, Nezaj, Allmuca (ende pa firmë në kontratë) ishin në urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Kapiteni Arjan Pisha do të jetë në stërvitje sot, ndërsa me grupin priten të bashkohen edhe Artion Poci (mund të firmosë sot) e Sokol Ishka (ende në fazën e bisedimeve).