Besa barazon pa gola ne Lac, -12 nga Dinamo kryesuese
Besa humbi dy pike te cmuara ne Lac dhe eshte shkeputur nga Dinamo, ne krye te klasifikimit, plot 12 pike. Kavajasit ruajne aktualisht te njejten distance me vendin e trete, kater pike nga Tirana, sepse edhe bardheblute e perfunduan ne barazim 1-1 ndeshjen e nje dite me pare, ndaj Gramozit. Barazimi pa gola per Besen nuk ka kenaqur miqte, ne fund te takimit, qe kane protestuar per gjykimin, Vendasit kerkuan fitoren me cdo kusht, dhe kane sjelle madje disa incidente ne fushe. Raportohet se tifozet e Lacit nuk jane pajtuar me gjykimin e Albano Jankut dhe kane hedhur objekte te forta, gjate pjeses se dyte te ndeshjes, ne fushe. Ne tribune, per te ndjekur ndeshjen ishte i pranishem trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, i cili ka dale me nje pershtypje jo fort te mire. Kroati pasi vezhgoi disa lojtare ne kampet e Dinamos dhe te Teutes, gjate sfides se dites se shtune, u perpoq qe te shihte edhe lojtare te tjere, ne ndeshjen e djeshme, mes Lacit dhe Gramozit. Gjate incidenteve, mesfushori Paulin Dhembi i Beses u demtua nga sendet e hedhura ne fushe, nderkohe qe ne fund pakenaqesia e tifozeve laciane eshte shtuar edhe me shume, deri sa ndeshja perfundoi pa gola. Gjithsesi, pas fershellimes se Jankut, nje barazimin pa gola per Besen e Kavajes. Besa nuk ka mundur dot qe te perserise suksesin e ndeshjes se kupes, kur fitoi ndaj te njejtit kundershtar, por edhe pa krijuar incidente ne fushe. e ka deshperuar qe dhe me kete rezultat shkeputet nga Dinamo, nje jave para perballjes direkte te kampionatit.