Vllaznia me 10 lojtare, fiton me lehte
Vllaznia shenoi nje fitore heroike, ndaj Kastriotit te Krujes. Ne "Loro Borici" te Shkodres, kuqeblute fituan me rezultatin minimal 1-0, duke mundur krutanet, edhe pse ndodheshin ne inferioritet numerik, per gati 80 minuta loje. Gjyqtari kryesor i ndeshjes nxori me karton te kuq lojtarin Xhepaxhia, kur loja nuk kishte shkuar ende ne mesin e pjeses se pare. Por shkodranet edhe pse me 10 lojtare arriten dhe gjeten golin, ne fund te 45 minuteshit te pare te ndeshjes. Alikaj shenoi ne '38, pas nje zbritje te shpejte te Vllaznise. Pas goli, trajneri Edmond Luci ka kerkuar nga skuadra qe te administroje fitoren dhe te mbrohet, gje qe eshte para gjate pjeses se dyte. Kastrioti, ekipi qe ka surprizuar me ecurine e deritanishme nuk arriti qe te barazonte shifrat, pas disa perpjekjeve ne pjesen e dyte. Nje fitore qe i sherben shume Vllaznise, e cila i ka shpetuar edhe zones se ftohte, te renies nga kategoria.