Bajko: Kampionati ka vlera, jo cilesi
Shkeputja dhe diferenca e madhe e Dinamos me rivalet e saj per titull tregon qarte faktin se kampionati shqiptar eshte i nje cilesie te dobet. "Fenomeni" i ketij sezoni, distanca e madhe qe krijoi Dinamo ne krye te klasifikimit, madje edhe me ritmin e saj prej 14 javeve duket se nuk njeh asnje kundershtar, analizohet nga ish-trajneri i ekipit tone kombetar dhe i disa ekipeve te Kategorise Superiore, Neptun Bajko. "Nje skuader e mire ben diferencen me lehte, kur ajo eshte e pergatitur sic ndodh me Dinamon dhe nga ana tjeter gjen nje kampionat pa cilesi dhe me probleme," - thekson Bajko, ne nje interviste per "Koha Jone". Pas perfundimit te ndeshjeve te javes se 14-te, Bajko flet per gjendjen aktuale te skuadrave dhe ecurine e metejshme te kampionatit:
Nuk ka perfunduar ende pjesa e pare e ketij kampionatit, por Dinamo eshte shkeputur 12 pike nga vendi i dyte. Pse ka ndodhur kete sezon
- Dinamo eshte shkeputur ndjeshem me ekipet e tjera, sepse eshte ekipi me i mire dhe ka nje grup te konsoliduar. Dinamo i meriton piket, ne klasifikim, por diferenca eshte krijuar, pasi kampionati shqiptar nuk ka cilesi. Dinamo ka pasur nje ekip me te forte ne fillim te gares dhe per kete arsye ka ecurine aktuale dhe eshte normale per te justifikuar shkeputjen e Dinamos. Por nga ana tjeter, ecuria e Dinamos tregon qarte se kampionati shqiptar, ne keto 14 jave, ka vlera, por jo cilesi. Vlerat mund te konstatohen gjate nje ndeshje, apo me paraqitje e nje ekipi, sikurse edhe cilesia e dobet shihet nga gara e kampionatit. Interesi sa vjen dhe po bie ne kete gare, per shkak te cilesise se dobet.
- Dinamo eshte akuzuar shpesh, se eshte favorizuar. A e meriton kjo skuader qe te jete ne te tilla pozita?
- Sigurisht, mendoj se ne vend te pare eshte ekipi me i mire i 14 javeve te para dhe nuk ka asnje dyshim per kete. Dinamo i gjeti te pergatitura ekipet e tjera. Kemi nje skuader solide, qe ka bere diference ne cdo ndeshje. Ekipi kryesues i momentit e nisi sezonin me pretendime te larta dhe kishte ndertuar nje skuader te forte, qe nuk ka njohur asnje .
Gjate punes suaj, si lojtar dhe trajner, a ka pasur shkeputje te tille, ne kampionatin tone?
Jo, nuk mbaj mend qe ne fillim te kampionatit nje skuader te krijoje diference kaq te madhe me ekipet rivale. Nuk me kujtohet, ndoshta mund te kete pasur me shpejt, por per sa kohe kam luajtur dhe drejtuar nuk di te kete pasur nje skuader kete ecuri, sic po ndodh me Dinamon. Ne kete kampionat Dinamo eshte futur si pretendente, mori kryesimin qe ne fillim dhe ka krijuar nje distance te larte, ende pa perfunduar pjesa e pare e sezonit dhe jo per fajin e saj. Kjo, sic e thashe, ka ndodhur, per shkak se kampionati eshte i nje cilesie te dobet.
Mund te cilesohet ne kete moment Dinamo, kampione e parakohshme e Shqiperise?
- Me kete ritem Dinamo eshte duke ecur e sigurte, pa u shqetesuar, drejt rruges se titullit dhe gares mund t'i humbe edhe me teper interesi ne te ardhmen, nese Dinamo dhe ekipet e tjera do te vazhdojne me ritmin aktual. Eshte e qarte diferenca mes tyre ne keto 14 jave.
Intervistoi: Aranit Muraci