Besa bllokon transferimin e Mancakut

border="0" width="15" height="15">
(ALBANIA SPORT) – Besa bllokoi transfermin e Bledar Mancakut (te Teuta) dhe Erand Hoxhës e Blerim Hasallës (të dy te Apolonia) pas dështimit të blerjes së sulmuesit të Apolonisë, Sead Haxhibuliç. Në dyshim është dhe ardhja e kapitenit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.
Gjithsesi, Besa është në kërkim të një sulmuesi. Verdhezinjtë duke pasur në sulm vetëm Daniel Xhafën (5 gola në 17 javët e para) nuk kanë qenë efikas në shënimin e golave: 15 gola, sulmi i tretë më i dobët i kampionatit.
Ndeshja e parë e Besës (vendi i dytë, 30 pikë) për vitin 2010 është ajo kundër Flamurtarit (vendi i 11-të, 15 pikë). Në fazën e parë Besa fitoi 1-0.