Tirana, sytë nga Ferraj e Plaku

border="0" width="15" height="15">
(ALBANIA SPORT) – Tirana mund të sigurojë shërbimet e dy lojtarëve të Dinamos, mesfushorit Nertil Ferraj (22 vjeç, 8 ndeshje këtë sezon) dhe sulmuesit Sebino Plaku (24 vjeç, 15 ndeshje, 2 gola). Të dy lojtarët nuk kanë gjetur hapësirë te kryesuesit e kampionatit dhe mund të jenë një përforcim i dobishëm për kampionët në fuqi (vendi i 3-të, 29 pikë).