E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa dhe Dinamo nga parajsa ne ferr

style=positionrelativez-index2>

Altin Vorpsi

Ne me pak se nje vit kane njohur lumturine e parajses dhe nxehtesine e ferrit edhe pse ende skane vizituar purgatorin. Flasim per Dinamon dhe Besen qe pas ketij sezoni mund ti cilesojme si ekipe qe nuk njohin rruge te mesme. Themi keshtu pasi blute si kampionet ne fuqi te Kategorise Superiore jane shume prane play-out-it nderkohe qe Besa fituese e Kupes se Shqiperise eshte shume prane rrezimit ne nje kategori me poshte. Ekipit te Dinamos qe u shpall kampion me 61 pike kete vit kur ne loje kane mbetur edhe tri pike nuk ka mundur te marre me shume se 39 te tille nderkohe qe Besa qe vjet mori vendin e dyte ne kampionat me 53 pike te grumbulluara kete edicion ndodhet e parafundit ne kuoten e 36 pikeve.

Dinamo mes play-out-it dhe largimeve

Dinamo kete edicion po kalon nje nga periudhat me te veshtira te historise se saj. Klubi kampion ne fuqi po lufton per mbijetesen ne Superiore dhe rrezikon ndeshjen play-out per te qendruar ne elite. Themi keshtu sepse Dinamo duhet te perballet edhe me largimet masive. Pas finales se Kupes se Shqiperise e cila i sherben klubit per te shlyer paraqitjen e dobet ne kampionat yjet e bluve pritet te arratisen. Kapiteni Arjan Pisha i cili prej javesh ka nderprere marredheniet me klubin ishte i pari. Rruga e tij mund te ndiqet nga Emilian Vila dhe Orelesi qe jane nje hap nga Skenderbeu. Gjithashtu pritet qe korcaret te mbajne edhe Muzaken dhe Sozen te huazuar nga Dinamoja ne kete sezon. Nderkohe per lojtaret kryesore te kryeqytetasve interesohet edhe Flamurtari. Vlonjatet synojne gjate merkatos te afrojne Allmucen Martinenen e Malakarnen.

Besa nga mbretereshe ne asgje

Besa ne harkun e nje viti kalendarik ka perjetuar nje pikiate te tmerrshme. Nga maja - suksesi i vjetshem ne fitoren e kupes se Shqiperise - te rreshqitja ne Kategorine e Pare. Te tilla ekstreme ndodhin vertete rralle. Arritjet e vjetshme te Beses vec fitores se kupes u rendit pas Dinamos si nenkampione u konsideruan edhe si nje baze mjaft e mire per kete sezon por gjerat u permbysen. Gati nje vit me pare me nente maj te gjithe fansat kavajas nxitonin te zbarkonin ne tempullin e futbollit kryeqytetas stadiumin Qemal Stafa pasi Besa e tyre ndeshej ne finalen e Kupes se Shqiperise me Vllaznine. Ishte e treta here qe perballe kesaj skuadre diskutohej nje finale. Ndaj dhe pergjegjesia e sedra per tia dale me sukses ishte e jashtezakonshme. Ndeshja e rikonfirmoi plotesisht kete ambicie. U fitua vertet pas kohes shtese por finalja ishte e gjitha per te mos u harruar. Besa ne fillim u ndodh ne dizavantazh. Barazoi 5 minuta para limitit te kohes se rregullt me Renato Arapin dhe me te nisur shtesa e pare ka realizuar golin e fitores Paulin Dhembi nderkohe qe nje vit me pas situata pergjate 32 javeve ishte krejt tjeter. Tashme objektivi i mbijeteses eshte i kercenuar fort edhe pse duhet edhe ndeshja e fundit me Tiranen ne Kavaje per tu mesuar matematikisht rrezimi ne te Paren.

Renditja sezoni 2009-2010

Nd. Pike

1. Dinamo 33 61

2. Besa 33 53

3. Tirana 33 52

4. Laci 33 51

5. Flamurtari 33 47

6. Vllaznia 33 46

7. Shkumbini 33 45

8. Teuta 33 45

9. Skenderbeu 33 42

10. Kastrioti 33 42

11. Apolonia 33 38

12. Gramozi 33 26

Renditja aktuale 2010-2011

Nd Pike

1. Skenderbeu 32 73

2. Flamurtari 31 66

3. Vllaznia 31 56

4. Laci 32 47

5. Tirana 32 44

6. Bylis 32 40

7. Dinamo 32 39

8. Teuta 32 39

9. Kastrioti 32 39

10. Shkumbini 32 39

11. Besa 32 36

12. Elbasani 32 12

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›