Dinamo e Zagrebit largon trajnerin Kuzhe mes kandidateve
Altin Vorpsi
Midis Dinamos se Zagrebit dhe Josip Kuzhese mund te linde dicka. Edhe pse deri me tani palet kane mohuar cdo lidhje duket se cdo thashetheme mund te kthehet ne realitet. Njera prej barrierave qe mbante larg Kuzhene nga klubi i Zagrebit ra pikerisht dje. Behet fjale per teknikun boshnjak Vahid Halilhodzic qe u largua perfundimisht nga klubi ne fjale edhe pse kete vit triumfoi per te gjashten here radhazi ne kampionatin kroat.
Njoftimi
Halilhodzic ka thene se nuk do te paraqitet ne konference per shtyp sepse nuk eshte me trajneri yne tha drejtori i Dinamos Damir Vrbanovic per faqen zyrtare ne internet te klubit www.nk-dinamo.hr. Sipas medieve kroate Halilhodzic eshte larguar nga posti per shkak te perplasjes me drejtorin ekzekutiv te Dinamos Zdravko Mamic. Pikerisht ky i fundit duket se ka nje debulese per teknikun e kombetares shqiptare Josip Kuzhe. Kesaj radhe drejtori dinamovit do te kembengule fort per te marre kuqeziun i cili vetem para pak kohesh pati deklaruar per sportnet.hr se nuk mendon te lere ne balte Shqiperine. Gjithsesi Dinamo e Zagrebit eshte skuader qe cdo trajner kroat do te donte ta drejtonte nje dite dhe nga ky fakt as Kuzhe nuk ben perjashtim.
Gjithcka varet nga takimi i 7 qershorit
Ne Shqiperi ndihem shume mire prandaj skam pse te shqetesohem per te ardhmen time - keshtu u shpreh Kushe para medieve shqiptare me 28 prill te ketij viti. Kroati ne nje deklarate per shtyp ka lane te kuptohet se te pakten deri ne prag te ndeshjes me Bosnjen e cila do te luhet me 7 qershor nuk do te kete me zera per te ardhmen e kroatit. Sigurisht qe rezultati i kesaj ndeshjeje do te thote shume per mundesine e rinovimit te kontrates me FSHF-ne edhe per edicionin e ardhshem eliminator. Si trajneri Kuzhe ashtu edhe drejtuesit e FSHF-se jane shprehur hapur se presin ndeshjen e radhes me Bosnjen per te nisur bisedimet per te ardhmen. Josip Kuzhe e ka marre drejtimin e Shqiperise ne qershor te vitit 2009 pak muaj pas shkarkimit te holandezit Ari Han. Ne takimin e pare me te ne bankine Shqiperia humbi 2-1 ne Qemal Stafa me Portugaline per te barazuar pak dite me pas 1-1 ne miqesore me Gjeorgjine. Qysh nga 2009-ta Shqiperia ka zhvilluar 17 ndeshje me Kuzhen trajner nder te cilat 8 takime jane eliminatore Europian dhe Boteror ndersa 9 te tjera miqesore. Bilanci i Kuzhes me Shqiperine eshte 7 fitore 6 barazime dhe 4 humbje.