E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa e pashpresë, sot për formalitet ndaj Olimpiakosit

Greqi

Edhe Besa do të zbresë sot në fushë në orën 20:30, në stadiumin e njohur grek, “Karaiskaqis”, për të luajtur ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit fqinj, Olimpiakosit. Ashtu sikurse ndeshja e Tiranës, edhe kjo e kavajasve pritet të jetë thjesht një formalitet, pasi grekët thuajse e kanë siguruar 100% kualifikimin që në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”, ku fituan me rezultatin e thellë 5-0. Por vetëm duhet pasur kujdes, sepse Olimpiakosi luan në shtëpinë e tij dhe mund të bëjë të pangopurin duke kërkuar një tjetër goleadë për të kënaqur tifozët. Ndërsa Besa është e pashpresë për të bërë ndonjë mrekulli dhe do kërkojë vetëm të bëjë një lojë dinjitoze në këtë sfidë. Trajneri Shpëtim Duro nënvizoi para nisjes për në Greqi: “E njoh Olimpiakosin, ndaj asnjëherë nuk besova se ne mund të fitonim, ashtu sikurse nuk besoj se mund të fitojmë në ndeshjen e sotme. Ne do të shkojmë të luajmë dhe asgjë më shumë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›