E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana ia merr Kjuellit bluzën me numër 19

Gallatasarai

Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar të kohëve moderne, më në fund do të mbajë mbi shpinë bluzën me numrin e tij të preferuar, 19. Lajmi është bërë i njohur nga mediat turke, të cilat njoftojnë se Gallatasarai i ka ndarë përfundimisht bluzat që do të mbajnë lojtarët e tyre në sezonin e ardhshëm. Te Gallatasarai, mesfushori luftarak shqiptar e fitoi “betejën” për të marrë bluzën me numër 19 australianin Kjuell. Ky i fundit tashmë ka pranuar të mbajë numrin 99. Cana nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që është supersticioz, pasi ka deklaruar gjithmonë se numri 19 është numri i fatit për të. Këtë numër ka pasur edhe te Paris Sën Zhermeni, Marseja dhe te Sandërlendi në Angli. Ky është vetëm një nga gëzimet për futbollistin e kombëtares sonë, i cili, edhe pse ka vetëm pak javë që ka kaluar në radhët e skuadrës turke, ka mundur të demonstrojë se është një lojtar i nevojshëm dhe se e meriton vendin në 11-shen titullare. Në miqësoren e djeshme që Gallatasarai ka luajtur me Fenerbahcen, në fushën e kësaj të fundit Cana ka qenë pjesë e formacionit të parë dhe ka bërë një paraqitje të mirë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›