Baloteli tek Maçester Siti, Ibra tek Milani
Sipas Raiolës ,SuperMario, do të nënshkruajë për Sitin javën e ardhshme, ndërsa ka pohuar me sens humori se, Zlatan Ibrahimovic, do të jetë lojtar i Milanit.
“Për Marion sot nuk ka asgjë të re dhe nuk do të ketë deri javën e ardhshme”, - theksoi Raiola, që konfirmon arritjen e marrëveshjes mes Sitit dhe Interit, që sipas “Daily Mail” kushton 27 milionë euro.
Nga ana tjetër, Raiola ishte në humor të mirë, pasi për të ngopur gazetarët, e ‘pranoi’ se ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, do t’i bashkohet Milanit. “Secilën herë që përgjigjem, ju nuk jeni të kënaqur, kështu që më duhet të them se ai do të shkojë te Milani”, ka thënë Raiola.