Besa e pazakonte Nga Dardan Velija Zeri Madhesia e germave Nje
Nje film i perfolur i quajtur Besa po shfaqet neper kinema ne rajon e bote. Ky film paraqet nje situate ne fillim te Luftes se Pare Boterore kur Filipi nje drejtor shkolle serb ftohet te shkoje ne ushtri. I lutet te gjitheve te perkujdesen per Lean gruan e tij te bukur sllovene por askush nuk pranon pervec Azemit shqiptarit qe punonte si kurir i shkolles.
Ky i jep besen serbit qe do tia ruante gruan derisa ai te kthehej dhe e ben ate duke rrezikuar edhe jeten e vet. Ngjarja zhvillohet ne objektin e shkolles dhe ngerthen ne vete shume elemente dallimet etnike gjuhesore dashurine dallimet sociale dallimet klasore etj. Por gjithcka bie nen hijen e beses se dhene.
Filmi eshte i realizuar mjaft mire. Loja e tre aktoreve kryesore eshte brilante. Aktori Miki Manojllovic qe e luan rolin e Azemit pa shume veshtiresi do te mund te luante rolin e Isa Boletinit ose Adem Jasharit. E ka pervetesuar fort mire karakterin tipik te shqiptarit krenar.
Aktorja qe e luan sllovenen gjithashtu mrekullon me loje te shkelqyer. Skenografia kostumet te dergojne ne kohen e ngjarjes ne fillim te shekullit XX. Mbase ritmi i filmit ne pergjithesi eshte pak i ngadalte qe mund ta lodhe shikuesin.
Shfaqja e tipareve personale te shqiptarit eshte vertet unike. Ai ka karakter prej guri por eshte artist dhe di te dashuroje. Por Dashuria tundimi bile edhe vete jeta sjane gje para beses fjales se shenjte te dhene shqiptare.
Ka disa skena ku autori ka arritur mrekullueshem ti ike tundimit/lojes me konceptin e takimit mes te civilizimit dhe prapambetjes qe ne menyre jo fort lsquosubtile do te paraqiste prapambetjen shqiptare ky element paraqitet ne shumicen e filmave perendimore ku permendet bota e trete.
Shembull eshte skena kur Azemi dhe Lea ulen te hane darke ku prisja qe shqiptari do te hante me duar pa finese por regjisori e permbyll skenen pa filluar ngrenia. Njesoj skena kur sllovenia do tia mesoje shkronjat shqiptarit rojtari te befason kur fillon te lexoje ne tabele ai e kupton shkrimin.
Pse ky film ne kete kohe A eshte ky film serb i financuar edhe nga qeveria serbe nje ngjarje e palidhur apo mund te interpretohet si pararoje e nje trendi Mbase pergjigja me e lehte eshte rastesi historike.
E pata pyetur nje here nje mike serbe nga rridhte gjithe kjo urrejtje per shqiptaret ne Serbi. Kjo pyetje ishte ne kontekstin e nje ankete te botuar asobote atje ku mbi 80 per qind e te anketuarve serbe kishin thene qe i urrenin shqiptaret. Pas shqiptareve ne listen e te urryerve vinin kroatet dhe boshnjaket me diku sa mbaj mend 40 per qind te te anketuarve.
Serbja qe pergjigjur kjo qe duket urrejtje ne thellesi eshte frike qe buron nga respekti . Serbet jane xheloze per vjetersine e shqiptareve dhe per unikalitetin e tyre. Shqiptaret pati thene jane kokeforte dhe te dedikuar per te arritur synimet e tyre. Sado qe ky ishte thjesht nje muhabet kafeje me qe ngulitur ne koke dhe filmi Besa me perkujtoi...
Kadareja per Eskili ky humbes i madh thote qe kete liber e ka shkruar per te sfiduar armiqesine shqiptaro-greke dhe qe do te ndihet i lehtesuar vetem kur te kete perfunduar nje liber te tille edhe per serbet. Filmi Besa sfidon Kadarene i cili shpresoj ta kete pare.
Menyra se si paraqitet Azemi eshte ashtu sic jemi rritur duke perfytyruar karakterin e shqiptarit tipik tradicional si njeri krenar dhe te fjales. Si femije dinim tia jepnim besen per gjera te parendesishme neser do te ta kthej abetaren e marre hua.
E tere kjo para se te instalohej cinizmi per gjithcka qe ishte trasheguar si vlere brenda elites shqiptare. Ne dekaden e fundit ne cdo muhabet kafeje ku bisedohet per besen dikush patjeter do te papagalloje nje ide besa eshte per popuj qe skane bese Pse gjermanet skane bese Sepse e mbajne fjalen pa perdorur fjale te shenjte. Nuk e di cila mendje cinike e ka pjelle kete lloj ideje.
Sot vazhdon qe trendi lsquomainstream te jete cinizmi. Natyrisht qe ky cinizem e ka edhe arsyetimin e vet. Te gjithe jemi thellesisht te deshperuar me aftesine tone si shoqeri per te perzgjedhur lideret politike kudo ku jetojne shqiptaret. Kjo vec tjerash ka bere qe sot te jemi kombi me i varfer ne Evrope dhe me cilindo parameter te matemi jemi larg vdekshmeria e foshnjave analfabetizmi numri i studenteve per koke banori niveli i pastertise ne ambientet ku jetojme etj.
Sot pos qe eshte lsquomainstream te jesh cinik kundrejt gjithckaje te vlefshme shqiptare gjithashtu eshte lsquomainstream te urresh serbet. Edhe per kete te dyten natyrisht mund te radhiten arsyet.
Sidoqofte mendja e shendoshe te thote qe paraardhesit tane e kane ndare hapesiren jetesore me ta per mbi njemije vjet. Gjithashtu gjeologet tregojne qe levizja e pllakave tektonike eshte shume e ngadalte p.sh. disa cm ne nje mijevjecar rrjedhimisht mund te parashikojme qe shqiptaret dhe serbet do te jetojne afer njeri tjetrit edhe per nje kohe shume te gjate. Prandaj pajtimi heret a vone do te jete domosdoshmeri.