E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli në fokusin e Al Faisali

www.albania-sport.com - Sulmuesi Migen Memelli (15 gola sezonin e kaluar) ka marrë një ofertë prej 140 mijë eurosh nga arabët e Al Faisali, skuadër ku trajner është ish-trajneri i Dinamos, kroati Zllatko Daliç.

“Këpuca e artë” e sezonit 2008-2009 (22 gola) ka qenë në fokusin e ekipeve më të mira të Superligës shqiptare.

Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, i ofroi sulmuesit të menaxhuar nga agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia, 100 mijë euro dhe një kontratë 3-vjeçare.

Flamurtari, me të cilin mbylli sezonin pogradecari ofroi 120 mijë euro, e në lojë ishte edhe ish-skuadra e Memellit, Tirana.

Po kështu, Skënderbeu i bosit të “Red Bull”, Agim Zeqo, ofroi një shumë të madhe (por, jo të bërë publike).

Në fakt, golashënuesi më i mirë i sezonit 2008-2009 (22 gola, kur luante me Tiranën), ishte dhe lojtari që shpëtoi Flamurtarin nga rënia e sigurt.

14 golat e Memellit me Flamurtarin ishin shumë të rëndësishëm në betejën e vlonjatëve për vazhdimësinë në Kategorinë Superiore.

Para pak ditësh, Migen Memelli ishtë për një testim disa ditor në Qipro, por sulmuesi refuzoi një kontratë 2-vjeçare prej 230 mijë eurosh me Alki Larnaka.

Al Faisali, një ekip nga Arabia Saudite, i ka bërë dhe ofertë mesfushorit të Dinamos, Igli Allmuça.

Shuma e përfolur për ish-lojtarin e Partizanit dhe Tiranës kap shumën e 260 mijë eurove për dy sezone.

Al Faisali është në ndjekje edhe të mbrojtësit senegalez të Dinamos, Pape Diop.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›