Besa fiton Superkupën Dinamo shfaqet nervoze
DURRES-Besa ka fituar për herë të parë në historinë e saj Superkupën e Shqipërisë, duke mposhtur 3-1 Dinamon në finalen e zhvilluar në Durrës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka bërë një përmbysje të madhe në pjesën e dytë përballë kampionëve të vendit në fuqi, që e nisnin këtë ndeshje si superfavoritë.
Dinamo nuk ka qenë ajo e sezonit të shkuar, kjo edhe për shkak se në fushë ka patur disa mungesa të rëndësishme, ndërsa në fushë është shfaqur mjaft nervoze. Në krahun tjetër, kavajasit janë shfaqur si një ekip tepër i fortë, pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacionin bazë. Momenti vendimtar i takimit final të Superkupës ka qenë një karton i kuq i marrë nga Roland Peqini në minutën e 30-të të pjesës së parë, ndërkohë që Dinamo e ka mbyllur takimin me 9 vetë, pasi në pjesën e dytë u largua me të kuqe edhe Arjan Pisha. Përsa i përket ndeshjes, ajo e vakët për të dyja skuadrat, që janë shfaqur në një formë jo shumë të mirë fizike. Në minutën e 38-të, Peqini del me karton të kuq, duke lënë Dinamon me 10 vetë. Në minutën e 36-të del jashtë edhe trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko, i cili e tepron me protestat ndaj Jarecit. E megjithatë janë kampionët ata që kalojnë të parët në avantazh. Në minutën e 41-të Elis Bakaj godet bukur me të djathtën, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.
Në fraksionin e dytë, Besa e ka rritur ritmin, por Dinamo është mbajtur mirë, të paktën deri në minutën e 64-t, kur Cikalleshi merr një penallti. Nga pika e bardhë Poçi nuk fal dhe barazon shifrat. Në minutën e 74-t, pas një goditje këndi, Paulin Dhëmbi realizon golin e dytë për Besën, i lënë i lirë në zonë. 10 minuta para fundit Dinamo mbetet me 9 vetë, pasi Arjan Pisha mban dukshëm Dos Santos në mesfushë dhe merr kartonin e dytë të verdhë. 6 minuta pas këtij momenti, Shtini shënon një tjetër gol, pas një aksioni të bukur të skuadrës kavajase. Ndeshja u mbyll kështu, me Besën që fiton për herë të parë në historinë e saj Superkupën e Shqipërisë, ndërkohë që Dinamos tani i duhet të mendojë për kampionatin, ku ajo sërish niset si favorite.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)