E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti e plagosiautori kërcënonme granatë policinë

DURRES-Në Sukth të Durrësit, një person që dyshohet se grabiti e plagosi një taksist kërcënon policinë me granatë në duar.
Ngjarja po ndodh aktualisht në Sukth të Durrësit ku një person ende i paidentifikuar po kërcënon policinë se do të hedhë granatën në erë në rast ndërhyrje nga forcat speciale.
Personi dyshohet se pak orë më parë ka grabitur dhe plagosur me armë te tipit automatik një drejtues taksie ne Durrës. Pas grabitjes autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndersa taksisti u dergua nga persona te rastit ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten. Ka qene taksisti i plagosur ne kembe qe deshmoi rreth personit qe e plagosi dhe i mori shumen e parave. Policia e sinjalizuar për ngjarjen identifikoi autorin dhe u vu në ndjekje të tij. Pasi e lokalizoi në zonën e Sukthit, personi i dyshuar se grabiti me armë taksistin, nxorri një granatë dhe kërcënoi se do e shpërthejë atë duke e hedhur në drejtim të policisë.

Në vendgjarje ndërkohë kanë mbërritur dhe forca speciale të policisë së Tiranës. Forcat speciale kane rrethuar personin dhe po perpiqen ta bindin te dorezohet.

(vijon)
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›