E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa fiton për herë të parë Superkupën. Kavajasit në festë

Besa ka fituar per here te pare Superkupen e Shqiperise, pasi ka mundur 3-1 Dinamon, ne nje finale dramatike per blute e kryeqytetit qe do ta mbyllnin ndeshjen me nente lojtare ne fushen e lojes. Skuadra kavajase e drejtuar nga Shpetim Duro do te prmbyste avantazhin e Dinamos vetem ne pjesen e dyte, duke arritur nje sukses historik ne prag te sezonit te ri te Superliges.

Ne “Niko Dovana” te Durresit do te luhej shpejt qe ne minutat e para, ndersa duhet shume pak qe ekuilibrat te prishen ne fushen e lojes. Jareci do te nxirrte me karton te kuq mbrojtsin dinamovit Peqini, pas nje ndrhyrje te parregullt, duke ia bere te veshtire detyren trajnerit argjentinas Luis Blanko. Gjithsesi, edhe pse me nje lojtar me pak, Dinamo do te mbyllte pjesen e pare ne avantazh, pas golit te Bakaj ne minuten e 41-te.

Me rikthimin ne fushe, Besas do te ishte me krkuese dhe ne minuten e 64-rt do te gjente golin e barazimit me Pocin, i cili do te dergonte topin ne rrjete nga pika e penalltise te fituar nga Cikalleshi. 10 minuta me pas formacioni i Duros do te permbyste rezultatin me Dhembin, qe do te finalizonte ne menyren me te mire nje aksion te gjate brenda zones. Dinamo kerkon te reagoje, por me te miren do ta merrnin perseri kavajasit, qe do te vulosnin fitoren 5 minuta nga fundi i ndeshjes me golin e trete te shenuar nga Shtini. Koha e mbetur nuk premton asgje, nderkohe qe blute e kryeqytetit do te mbeteshin me nente lojtare pas daljes me karton te kuq te kapitenit Pisha.

Ne fund i gjithe suksesi do te ishte per Besen e drejtuar nga Shpetim Duro qe e ka nisur me nje trofe historik sezonin e ri, duke cuar ne Kavaje perb here te pare Superkupen e Shqiperise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›